‘Spiunja e Kinës’ arrestohet në Indonezi pas largimit nga Filipinet

05 shtator 2024 | 09:13

Një kryebashkiake e Filipineve e arratisur prej disa javësh prej akuzave të spiunazhit për Kinën, është arrestuar sot në Indonezi, raportojnë mediat rajonale.

Autoritetet në Filipine ishin vënë në ndjekje të Alice Guo në katër shtete që kur ajo u zhduk muajin që shkoi pas hetimeve për aktivitetet e dyshuara kriminale.

Mes akuzave të spiunazhit përfshihen gjithashtu mbrojtja e kazinove online, shumë prej të cilave ishin qendra mashtrimesh financiare, si dhe të grupeve të trafikut njerëzor nga qyteza e saj Bamban.

Dyshimet e spiunazhit raportohet se vijnë prej atësisë së saj kineze, si dhe ne nje kohe kur si Filipinet dhe Indonezia kane tensione detare ne Kinën.

Zonjusha Guo mohon akuzat por për këtë ajo duhet të përgjigjet para autoriteteve teksa presidenti indonezian Ferdinand Marcos Jr tha ‘do të dërgohet menjëherë drejt Filipineve’.

Gruaja është rritur në fshatin e saj me babanë kinez dhe nënën filipinase, por hetuesit thonë se qendrat e mashtrimeve financiare të lidhura me të dyshohet se drejtoheshin nga krimineli kinez  Guo Hua Ping dhe akuzonin se ajo ishte një mbulim për organizatat e tij kriminale, shkruan rrjeti britanik BBC.

Çështja e saj është bërë më dramatike pas arrestimit të të motrës dhe pyetësorin e saj në senatin e Filipineve.

Çështja vjen gjithashtu mes tensioneve detare mes Kinës e Filipineve për rajone e ishuj të kontestuar të Detit të Kinës Jugore.

Kina ende nuk ka komentuar mbi akuzat dhe hipotezat.

Autoritetet besojnë se Guo ka kryer kalime të paautorizuara kufitare mes Indonezisë e Singaporit fqinjë, deri para arrestimit të mrtën pranë kryeqytetit Xhakarta.

Në imazhe zonja Guo shihet me pizhama rozë në momentet e arrestimit.

Çështja e Guo erdhi në vëmendjen ndërkombëtare pas zbulimit në mars të një qendre mashtrimesh në qytetin e saj Bamban, të fshehur prapa kazinove online, që punonin me klientë nga Kina, ku lojrat e bixhozit janë të jashtëligjshme.

Rasti konfirmoi se Guo përdorte grupin e saj si një fasadë për organizatën e Marcos, çka ka shkaktuar zemërim publik në Kinë, shkruan BBC.

Bastisjet e policisë në qytezën e Guo, zbuluan qindra qendra mashtrimesh me punëtorë kinezë dhe të huajt që hiqeshin si “dashnorë online” që nxisnin personat të investonin në skema të rreme fitimi.

Senatorët morën në pyetje të motrën për përqindje e fitimit me skemat e mashtrimit, ndërsa përgjigjet e vakëta të Guo në lidhje me të atin e saj, sollën shpejt akuza se mund të ishte një “spiune, apo aset kinez” në Filipine.

Në një intervistë ajo tha se ishte fëmijë i paligjshëm i babait me nënën e saj, e cila ishte shërbëtore e tij, prandaj ka ‘karakter të ndrojtur’.

Por zhurma nuk reshtej dhe presidenti i Indonezisë (vend që gjithashtu ka debate detare me Kinën), komentoi i zemëruar se “koka do të këputen”.

Ai shtoi se largimi i zonjës Guo nga Filipinet “tregonte qartë korrupsionin dhe gërryerjen e besimit te njerëzve”, shkruan rrjeti BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ndriçim Kulla Një përfaqësuese e denjë e mendimit të…