Hummels prezantohet te Roma

05 shtator 2024 | 11:33

Mats Hummels është prezantuar te skuadra e Romës, duke nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit dhe besohet se do të jetë me vlerë tre milionë euro në sezon.

Ai ka zgjedhur fanellën me numrin 15. Reprezentuesi gjerman do të mbushë 36-vjeç në dhjetor dhe e kaloi gjithë karrierën e tij në Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.

Kontrata e tij me këtë të fundit u lejua të përfundonte më 30 qershor dhe ai ishte në bisedime me klube të shumta, përfshirë Real Sociedad.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në…