Kryetari i PDK-së: Nënë Tereza, dritë shprese për të dobëtit dhe shembull i përulësisë

05 shtator 2024 | 11:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar Nënë Terezën në përvjetorin e ndarjes së saj nga jeta.

Ai ka përkujtuar rolin e saj të madh humanitar duke vlerësuar lartë veprat që ajo la pas si frymëzim për të gjithë popujt.

“27 vjet më parë, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Nënë Terezës, humanistes së njohur dhe gruas së jashtëzakonshme, që ndryshoi botën për të mirë duke shtrirë dorën e ndihmës dhe kujdesit për të varfrit e të uriturit. Jeta dhe vepra e saj është burim frymëzimi për secilin për t’u angazhuar për solidaritet, harmoni dhe paqe mes nesh. Shën Tereza ishte dritë shprese për të dobëtit dhe shembull i përulësisë, humanizmit e vetëmohimit. Prandaj, çdo shqiptar sot e përherë krenohet me të!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mats Hummels është prezantuar te skuadra e Romës, duke nënshkruar…