Miqësia e Will Smith me Johnny Depp, Jada Pinkett e shqetësuar për “shthurjen” e tyre!

05 shtator 2024 | 12:54

Jada është e shqetësuar për ndikimin që Johnny mund të ketë mbi burrin e saj…

Jada Pinkett Smith raportohet se nuk është e kënaqur që Will Smith po kalon kohë me Johnny Depp, gjë që po shkakton tensione në shtëpi. Sipas një burimi ekskluziv për “In Touch”, miqësia mes dy yjeve ka bërë që Jada të ndjehet e zemëruar. Burime pranë tyre thonë se Jada është shumë e shqetësuar për këtë miqësi, pavarësisht nga sfidat që ajo vetë ka patur në marrëdhënien e saj me Will-in.

“Will dhe Johnny kanë qenë miq prej kohësh, me shumë të njohur të përbashkët në Hollywood dhe së fundmi ata janë rilidhur në mënyrë të ngushtë”-ka shpjeguar burimi për “In Touch”. Johnny ka filluar ta ftojë Will-in për mbrëmje me djemtë dhe madje e ka përfshirë atë në grupin e tij muzikor. Jada, nga ana tjetër, nuk është e lumtur me rrethin e ri shoqëror të Will-it. Në moshën 52-vjeçare, ajo është e shqetësuar për ndikimin që Johnny mund të ketë mbi burrin e saj.

“Miqtë e Johnny-t janë të shqetësuar se stili i tij i jetesës së shfrenuar mund të ketë pasoja”-ka thënë një burim tjetër për “In Touch”. “Ai ka premtuar t’i prezantojë Will-it miq të rinj, festa verore dhe udhëtime në Evropë”-shtoi burimi. “Will është i entuziazmuar dhe madje planifikon të marrë me vete mikun e tij të vjetër, Martin Lawrence”.

Ndërkohë që Jada publikisht pranoi një “lidhje” me August Alsina në vitin 2020 dhe ka folur për pikëpamjet e saj të hapura mbi martesën, raportohet se ajo nuk është e kënaqur që Will po rinovon miqësinë e tij me Johnny. “Për Jada-n, kjo është shqetësuese sepse duket sikur Will po jeton një jetë beqarie dhe po e tregon hapur”-tha burimi.

Edhe pse Jada ka pranuar idenë e jetëve të ndara në të kaluarën, burimi thotë se kur veprimet e Will-it e bëjnë të duket e dobët, ajo bëhet xheloze. Ky tension u pa kur Will dhe Johnny u fotografuan së bashku së fundmi, duke pozuar në një jaht gjatë një udhëtimi për në një event të Andrea Bocelli-t në Itali, pa përfshirë Jada-n. Raportohet se Jada po planifikon të vështirësojë gjërat për Will-in nëse ai nuk fillon të sillet më shumë si një burrë i martuar.

Jada është hapur edhe një herë mbi shuplakën famëkeqe të Will Smith në “Oscar 2022”, duke thënë se ajo shpëtoi martesën e tyre. Në një intervistë të fundit për DailyMail, aktorja u shpreh se:

Pas gjithë atyre viteve që u përpoqa të kuptoja nëse do të largohesha nga Will, m’u desh ajo shuplakë për të parë se nuk do ta braktisja kurrë. Kush e di se ku do të ishte marrëdhënia jonë nëse kjo nuk do të kishte ndodhur…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…