Krasniqi: Për PDK-në mërgata konsiderohet pika e kthesës për Republikën e Kosovës

05 shtator 2024 | 14:17

Partia Demokratike e Kosovës i ka marrë me seriozitet zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. PDK-ja tashmë ka konsoliduar radhët e saj edhe në diasporë, ku ka zgjedhur strukturat e partisë si dhe kryetarët e degëve jashtë vendit. PDK-ja pritët që në listat zgjedhore të fusë edhe aktivist që veprojnë dhe punojnë në diasporë. I tillë do të jetë edhe kryetari i degës së PDK-së, për Itali, Patriot Krasniqi. Siç bëhet e ditur Krasniqi do të jetë në lista zgjedhore për deputet nga radhët e PDK-së. “Epoka e re”, ka zhvilluar një intervistë me të në lidhje me projektet e tij dhe synimet në jetën politike. Krasniqi ka deklaruar se PDK-në e sheh si pikë kthese të mërgatës në Republikën e Kosovës. Krasniqi po ashtu thotë se kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vizionin e zhvillimit ekonomik të vendit së bashku me mërgatën nga po ky pozicion dhe potencial si dhe në realizimin e këtij vizioni, rol kyç në qeveri do të ketë Ministria e Mërgatës me shumë dikastere.

Rreth organizimit të mërgatës se si ka qenë dhe si është sot, Krasniqi ka thënë se “Sot, mërgata e Kosovës nuk është si ishte dikur, është pjesë e një pozicioni i cili shërben për të forcuar dhe mbajtur rritjen globale ekonomike, e me këtë edhe të zhvillimit të shtetit ku jetojnë e veprojnë dhe edhe të shtetit nga migruan, pra Kosovës. PDK- ja, me Bedri Hamzën kryeministër, ka vizionin e zhvillimit ekonomik të vendit së bashku me mërgatën nga po ky pozicion dhe potencial”. Krasniqi ka folur edhe për arsimin e brezave të rijnë në mërgatë. Ai ka thënë se “Puna, arsimimi i një brezi të të rinjve në mërgatë, numri i madh i bizneseve shumë të suksesshme të mërgatës sonë në vizionin ton i shërbejnë kauzës  së arritjes së stabilitetit, zhvillimit, mirëqenies sociale si për Kosovën ashtu edhe për vendin e destinacionit të mërgatës. Ministria e Mërgatës do i shërben kësaj kauze”. Po ashtu Krasniqi ka thënë se “Truri i shumë të rinjve tanë në mërgatë në shkenca kompjuterike e të programimit, me specializim në mërgatë është bërë super truri me dije dhe përvojë. Me politika aktive të ministrisë këtë potencial duhet ta kemi edhe në Kosovë krahas vendit të destinacionit”. Ndërsa sa i përket zhvillimit të bizneseve dhe lidhjes në mes bizneseve të Kosovës dhe Mërgatës, Krasniqi ka potencuar se duhet të krijohen bazat e transformimit të aftësive e potencialit nga vendi i migrimit tek vendi i origjinës dhe anasjelltas. “Rrjetet e bizneseve në mërgatë dhe krijimi i lidhjeve me bizneset në Kosovë  do të jetë fokus i angazhimit të ministrisë. Funksionalizimi i kësaj objektive krijon bazën e transformimit të aftësive e potencialit nga vendi i migrimit tek vendi i origjinës dhe anasjelltas”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu Krasniqi është shprehur i bindur se Qeveria të cilën do ta drejtojë PDK-ja në krye me Bedri Hamzën kryeministër do të punojë për të pasur më shumë migracion qarkullues e sa më pak migracion të përhershëm. “Qeveria e PDK- së, me politikat aktive të saja, do të punojë për të pasur më shumë migracion qarkullues e sa më pak migracion të përhershëm. Arsimimi plotësues shqip në mërgatë do të funksionalizimet e financohet. Vetëm ky investim masivizon shkollën shqipe. Fokus të veçantë angazhues do të kemi në Rrjetëzimin e rinisë studentore në mërgatë me rininë studentore të Kosovës. Në fokusin  e angazhimit ton do jetë Mërgata dhe arsyeja për zhvillimin e diplomacisë ekonomike, kulturore, publike etj. Kjo objektiv e realizuar nënkupton që në vendin ton t’i kemi kompanitë e mëdha evropiane apo degët e tyre prodhuese, t’i kemi  takimet në mes të elitave kulturore e intelektuale të  vendit ton dhe vendit të migrimit”. Në fund të intervistës Krasniqi ka thënë se strukturat e partisë të degës së PDK-së në Itali e kanë nominuar si kandidat të tyre për deputetë të parlamentit të Kosovës ndërsa ofertën zyrtare të PDK-së, në diasporë do e shpalos kandidati për kryeministër Bedri Hamza. “Kjo është vetëm një pjesë e këndvështrimit tim si pjesë e strukturës drejtuese të degës së PDK- së, në Itali dhe si kandidat për deputet. Ofertën zyrtare të PDK- së, do ta shpalos kandidati për kryeministër Bedri Hamza”, ka deklaruar Patriot Krasniqi. S/Z.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se…