Putini thotë se Rusia e mbështet Harrisin në zgjedhjet presidenciale në ShBA

05 shtator 2024 | 15:21

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pohuar se dëshiron që një kandidat i caktuar të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit në ShBA.

Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor, ai ka thënë se Kamala Harris është kandidatja të cilën e mbështet Rusia, shkruan “Sky News”.

Putini është shprehur se qeshura e saj “ngjitëse” ishte një nga arsyet për ta zgjedhur atë në vend të Donald Trumpit.

“Ajo qesh në mënyrë ekspresive dhe ngjitëse sa do të thotë se gjithçka është në rregull me të”, k thënë Putini me një buzëqeshje, duke shtuar se ndoshta kjo do të thoshte se ajo do të përmbahej nga sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik i Kosovës ka vendosur të…