Hummels: Jam rritur duke parë Tottin

05 shtator 2024 | 15:40

Mats Hummels prezantohet para popullit verdhekuq, me intervistën e parë të dhënë për kanalet zyrtare të Romës: “Si fëmijë jam rritur duke ndjekur Romën, në veçanti Francesco Totti dhe trajnerin tim të ri. Kur isha më i ri kam luajtur kundër Daniele De Rossi. Ndihem shumë i lumtur që jam këtu dhe i bashkohem këtij klubi. Jam vërtet i lumtur dhe 100% i bindur për zgjedhjen e bërë. Zgjedhja që bëra dhe për të qenë këtu tani, sinqerisht m’u desh kohë pas sezonit të kaluar. U largova nga Dortmundi pas kaq shumë kohësh, pas finales së Ligës së Kampionëve. M’u desh një kohë të rikuperoja gjendjen time fizike, e cila ishte ndryshe nga stërvitja me ekipin. Unë mendoj se do të më duhen 2-3 javë për të qenë vërtet i gatshëm për të luajtur”.

Hummels ka firmosur kontratë 1-vjeçare, me opsion për vitin e dytë, duke përfituar pagën 2.5 milionë euro. Mbrojtësi gjerman do të veshë fanellën me numrin 15.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Islam Bajramaj,…