Pedri: Flick e ka ndryshuar skuadrën

05 shtator 2024 | 16:04

Lojtari i Barcelonës, Pedri pati fjalë të mira për trajnerin Hansi Flick, në një intervistë për “Mundo Deportivo”. Futbollisti spanjoll ka thënë se prej ardhjes së strategut gjerman dhe trajnerëve të atletikës ka ndryshuar edhe puna në skuadrën e Barcelonës.

“Në klub punojmë shumë më tepër se më parë. Mendoj se trajnerët e atletikës që kanë ardhur po ecin shumë mirë. Kemi punuar shumë dhe kjo duket në ndeshje. Skuadra nuk bie pas minutës së 70-të apo të 80-të, përkundrazi ruan gjithmonë një nivel të mirë fizik”, ka deklaruar Pedri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, nëpërmjet një postimi…