Trajneri i Spanjës: Kemi ende uri për të fituar

05 shtator 2024 | 16:30

Liga e Kombeve ngre siparin këtë të enjte, ku pa diskutim rivali për t’u mundur janë kampionët në fuqi, Spanja.

“Furia e kuqe” është në një moment magjik, pasi ekipi i De la Fuente tregoi forcën e tyre edhe në Evropian ku dominuan rivalët duke fituar titullin kampion.

Pavarësisht se kanë fituar gjithçka në vitet e fundit, Spanja vijon të ketë uri, fakt që e pranon trajneri Luis de la Fuente: “Nuk kam dyshime, kjo skuadër është e pangopur. Dëshirojmë ende të rritemi, kemi ende shumë hapësira për t’u përmirësuar, për t’u rritur, ne mendojmë se më e mira nuk ka ardhur ende. Të gjithë janë shumë të motivuar. Ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në një ndeshje, por për një gjë iu siguroj, nuk ka absolutisht asnjë mungesë motivimi, dëshirojmë të fitojmë sërish”, u shpreh de la Fuente përpara sfidës me Serbinë, duke u ndalur më pas në një koment të shkurtër për Yamal dhe garën për “Topin e Artë”: “Yamal është në gjendje perfekte. Mori një goditje në fundjavë, por tani është i qetë pasi vizitave që iu nënshtrua, është në dispozicion. Topi i Artë? Nuk e di, por Carvajal dhe Rodri duhet të jenë mes favoritëve”, u shpreh ndër të tjera De la Fuente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka emëruar Michel Barnierin…