Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët

06 shtator 2024 | 10:51

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Ura e Ibrit duhet të hapet, mirëpo në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

Ai këto komente i bëri pas takimit në Qeveri të Kosovës me zëvendëskryeministrin Bislimi.

“Biseduam se sa progres është arritur nga takimet e fundit. Diskutuam çështjen e Urës së Ibrit dhe hapjen e saj për transport. Qëndrimi i BE-së është i mirënjohur, por po e përsëris… duhet të hapet, por hapja duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot do ta vizitojë Gjermaninë, ku…