Selmanaj thotë se Kurtin dhe LV-në e ka kapur paniku: Përfundojeni urën 30 metra të Badovcit

05 shtator 2024 | 17:11

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, ka shkruar një shkrim, në të cilin ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me pjesën e parë të rrugës Prizren – Tetovë.

Në shkrimin e tij, Selmanaj ka vlerësuar se kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje e ka kapluar paniku “që kanë dështuar në çdo fushë”.

Ai ka pasur një kërkesë në drejtim të Qeverisë së Kosovës, duke iu sugjeruar që të përfundojnë urën e Badovcit.

“Albini dhe Vetëvendosja, të kapur nga paniku që kanë dështuar në çdo fushë, kanë nisur një projekt vetëm për të krijuar iluzionin e suksesit. Këtë mashtrim zgjedhor e zbuloi më së miri Ministri i Infrastrukturës i Maqedonisë, i cili deklaroi se pala maqedonase as nuk ka projekt, as nuk ka marrë vendim nëse do ta realizojnë. Prandaj, z. ministër i Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, do të ishte më mirë të përfundonit urën 30 metra të Badovcit apo ndonjë projekt tjetër që ka filluar motiiii sesa të përpiqeni të mashtroni me ‘fillimin e punimeve’ për rrugën Prizren-Tetovë”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, ka…