Krasniqi: Kur inxhinieri i elektros s’e di një detyrë të klasës së gjashtë, është problem kolektiv

05 shtator 2024 | 19:16

Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka komentuar gabimin në matematikë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Krasniqit, kur një inxhinier i elektros – Kurti është inxhinier i elektros – nuk e di një detyre të klasës së gjashtë, atëherë nuk ka të bëjë më me ndonjë mosdije individuale.

Krasniqi ka shkruar se atëherë problemi është kolektiv.

“Kur një inxhinier i elektros nuk e di një detyrë të klasës së gjashtë, ose kur shumë albanolog nuk e dinë drejtshkrimin, kemi të bëjmë me një problem kolektiv, jo vetëm me mosdije personale” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E Ngarkuara me Punë e ShBA-së në Këshillin e Përhershëm…