Hasani kritikon Kurtin për marrëveshjet e 2023: Kosova është dëmtuar

05 shtator 2024 | 19:20

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka kritikuar marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, që u dakorduan nga Kosova e Serbia nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2023.

Hasani, që është profesor i të drejtës kushtetuese dhe asaj ndërkombëtare, ka vlerësuar se përmes këtyre marrëveshjeve janë bërë shumë koncesione me Serbinë.

“Po të shikohen letrat, marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit unë mendoj që Kosova është dëmtuar sepse janë pranuar nga Kurti, sigurisht në bazë të prononcimeve publike ka qenë pjesë e BE-së dhe SHBA-së, i janë bërë shumë koncesione Serbisë dhe konteksti i luftës në Ukrainë ka përmbysur çdo gjë dhe statusi ndërkombëtar juridik i Kosovës ka degraduar sepse është hequr nga rendi i ditës njohja reciproke dhe e dyta është pranuar paragjykimi, në mënyrë shprehimore e drejta e Serbisë për ta paragjykuar statusin e Kosovës. Prandaj administrata Biden unë mendoj që për aq sa ka bërë presion në Qeverinë e Kosovës për këto dy marrëveshje, ka qenë politikë e gabuar sepse koncesionet që i janë bërë Serbisë në raport me Kosovën, nuk besoj në afat gjatë sjellin fryte që kjo administratë, përgjithësisht perëndimi pret nga Vuçiqi”, ka thënë Hasani për REL.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Besoj se nga mesi i shtatorit duhet të kemi një…