Aktorja Arta Muçaj emërohet drejtoreshë e Teatrit “Dodona”

06 shtator 2024 | 00:01

Teatri i Qytetit të Prishtinës, “Dodona”, ka arritur të emërojë drejtorin e tij pas dështimit të konkursit të parë.

Aktorja e njohur, Arta Muçaj, është zgjedhur drejtoreshë e “Dodonës”. Ajo triumfoi në listën e ngushtë përballë aktorit Ilir Prapashtica, Valmirë Thaçi dhe Visar Krusha.

Konkursi i parë kishte dështuar, dhe kjo ishte tentativa e dytë për emërimin e drejtorit, raporton Demokracia.com.

Arta Muçaj ka studiuar dramën në Akademinë e Arteve në Tiranë, Shqipëri, ku ka diplomuar për aktrim. Ajo ka interpretuar në shumë festivale teatrore kombëtare dhe ndërkombëtare në Evropë dhe gjetkë, duke fituar disa çmime.

Muçaj do të mbahet mend gjithmonë nga publiku shqiptar si një prej aktoreve që, që në moshë të re, arriti sukses të madh në projekte të ndryshme filmike dhe teatrale.
E njohur për rolin e saj si ‘Didi’ në telenovelën e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate”, ajo depërtoi fuqishëm në botën e aktrimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Latifi, analist i përhershëm në “Pressing” të T7, ka…