Argjentina, edhe pa Mesin, mposht me lehtësi Kilin

06 shtator 2024 | 08:56

Argjentina fitoi me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Kilit mëngjesin e sotëm (e premte), për të forcuar kontrollin e tyre në krye të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026.

Kampionët e Copa America dukeshin dominues dhe të patrazuar nga mungesa e ‘senatorëve’ Lionel Messi dhe Angel Di Maria, i cili morën një nderim në stadiumin Monumental pas pensionimit të tij ndërkombëtar.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe më dominuese nga vendasit, por edhe përkundër rasteve portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me barazim 0-0.

Argjentina hapi rezultatin tre minuta pas pushimit, kur mesfushori i Liverpoolit Mac Allister dërgoi topin në rrjetë për 1-0 pas një krosimi të Julian Alvarez, i cili gjithashtu hyri në listën e shënimeve pasi tundi rrjetën në minutën e 84-të për 2-0.

Argjentina do të luajë në Kolumbi në një revansh të finales së Copa America të martën, ndërsa Kili pret Bolivinë, e cila mundi Venezuelën më herët gjatë ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bitcoin dështoi të qëndronte mbi 58 000 dollarë mëngjesin e…