Pasi u bë viral për dhëmbët e ‘kalbur’, Johnny Depp pëson ndryshimin drastik

06 shtator 2024 | 12:38

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Johnny Depp, ka pësuar së fundmi një ndryshim të madh në pamjen e tij

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Johnny Depp, ka pësuar së fundmi një ndryshim të madh në pamjen e tij. Pasi dhëmbët e tij të ‘kalbur’ u bënë virale vitin e kaluar, 61-vjeçar duket se ka marrë një vendim për t’i rregulluar.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” postoi një video së fundmi në “Instagram”, ku u pa në një pushim ekzotik në Bahamas. Gjatë gjithë videos, Johnny bëri disa buzëqeshje të mëdha duke treguar, atë që dukej të ishte, një grup i ri dhëmbësh.

Këtë detaj e vunë re menjëherë fansat e tij, të cilët nuk ngurruan që të linin një koment për të. Ata e komplimentuan aktorin e “Edward Scissorhands.”

“Def i ka bërë dhëmbët! Duket shumë mirë,” tha fansi @remimartyn, ndërsa @larxissa.h pyeti: “A kam të drejtë edhe unë që shoh që dhëmbët e tij duken më të shndritshëm se kurrë më parë?”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krahas ruajtjes…