Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

06 shtator 2024 | 11:12

Të paktën 17 nxënës kanë vdekur pasi një zjarr përfshiu konviktin e shkollës së tyre gjatë natës në Kenia, tha policia më 6 shtator.

Zjarri në Akademinë Hillside Endarasha, në qarkun Nieri, shpërtheu rreth mesnatës, tha policia, dhe përfshiu një konvikt ku po flinin fëmijët.

“Janë 17 raste me fatalitet nga ky incident dhe ka edhe të tjerë që janë dërguar në spital me lëndime të rënda”, tha zëdhënësja e policisë kombëtare, Resila Onyango.

Policia në Kenia nuk bëri publike moshën e viktimave.

Në këtë shkollë fillore vijojnë mësimin afër 800 nxënës të moshës 5 deri në 12 vjeç.

Sipas zëdhënëses së policisë, 16 nga të plagosurit kanë plagë të rënda dhe janë dërguar në një spital aty pranë.

Shkaku i zjarrit, sipas policisë, ende nuk dihet por, autoritetet kanë nisur hetimet. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sektori shëndetësor në Komunën e Gjilanit vazhdon të shënojë progres…