Sylvinho e ‘vulos’ formacionin për dy ndeshjet e shtatorit

06 shtator 2024 | 11:24

Deri në nisjen e ndeshjes, ndryshimet nuk përjashtohen. Por deri atëherë Sylvinho duket se e ka të qartë formacionin me të cilin do të zbresë në fushë të shtunën në mbrëmje për sfidën e parë në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës.

Ndeshjet e fundit në finalet e “Euro 2024” dhe përgatitjet në grumbullimin në Tiranë, kanë kristalizuar idetë e trajnerit kuqezi për skemën dhe interpretimin e saj.

Porta do t’i besohet edhe një herë Strakoshës, ndërsa përpara tij në mbrojtjen me katër do të rreshtohen Mitaj e Hysaj në krahë dhe Kumbulla me Ismajlin në qendër.

Këta të dy të fundit janë një zgjedhje e detyruar, pas dëmtimeve të kapitenit Gjimshiti dhe Ajetit, dyshja e preferuar në “Euro 2024”, shkruan abcnews.

Nuk ndryshon mesi i fushës. Si në dy ndeshjet e fundit në Gjermani, Sylvinho kërkon më shumë ekuilibër.

Diga para mbrojtjes do t’i besohet Laçit dhe Ramadanit, ndërsa regjia Kristjan Asllanit.

Kjo gjë sposton në krahun e majtë të sulmit Nedim Bajramim.

Ky i fundit, bashkë me Asanin në krahun e djathtë do të ndihmojnë Rey Manaj në majën e repartit ofensiv të skuadrës kuqezi.

Me këtë skuadër, Sylvinho dhe kombëtarja e Shqipërisë do të kërkojnë të nisen me fitore në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka…