Ndalohen dy persona për falsifikim të dokumenteve në Ferizaj

06 shtator 2024 | 11:35

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin R.O., person zyrtar, në zyrën e gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, lidhur me këtë rast është ndaluar edhe personi tjetër i dyshuar me iniciale F.V, në kohëzgjatje prej 48-orësh, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ndaj të dyshuarit R.O, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo e ka barazuar triumfin në Kampionatin Evropian me…