Ronaldo: Të fitosh Evropianin është e barabartë me fitimin e Kupës së Botës

06 shtator 2024 | 11:30

Cristiano Ronaldo e ka barazuar triumfin në Kampionatin Evropian me atë të Kupës së Botës. Ronaldo shënoi së fundmi golin e tij të 900-të në karrierë, teksa Portugalia mposhti Kroacinë 2-1 në Ligën e Kombeve.

“Të fitosh Evropianin me Portugalinë është e barabartë me fitimin e një Kupe të Botës”, ka thënë Ronaldo.

“Unë kam fituar tashmë dy trofe për Portugalinë që i dëshiroja shumë. Nuk jam i motivuar nga kjo, jam i motivuar duke shijuar futbollin dhe rekordet vijnë natyrshëm”, ka shtuar portugezi.

Argumenti i Ronaldos është i vështirë për t’u pajtuar duke pasur parasysh se ai kurrë nuk e fitoi Kupën e Botës. Legjenda e Portugalisë qau me hidhërim ndërsa Maroku eliminoi vendin e tij nga Kupa e Botës “Katar 2022”. Megjithatë, arritjet e Ronaldos në futboll e bëjnë atë një nga lojtarët më të mëdhenj që ka veshur këpucë futbolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, me rastin e 25-vjetori i…