900 gola në karrierë, Ronaldo: Një arritje unike

06 shtator 2024 | 12:47

Një goditje fluturimthi, një gol shumë i bukur, por finalizime të tilla janë normale për një legjendë si Cristiano Ronaldo, vetëm shifrat e tij nuk janë normale. Ndaj Kroacisë, portugezi realizoi golin e tij të 900 në karrierë, nuk kishte mënyrë më të bukur për të arritur këtë shifër se sa me fanellën e përfaqësueses portugeze, kjo ishte një arsye e fortë për të bërë që ylli i futbollit botëror të festonte mes lotësh, e kishte të vështirë të përmbante emocionet. Së bashku me të festuan edhe të gjithë tifozët, jo vetëm në stadium.

Pavarësisht se 39-vjeçar dhe larg futbollit të rëndësishëm Evropian, Ronaldo vijon të bëjë liderin. Në përfundim të sfidës, CR7 foli për faqen zyrtare të UEFA-s ku nuk i fshehu emocionet për këtë arritje të madhe.

“900 gola në karrierë do të thotë shumë për mua. Është një numër që dëshiroja ta arrija prej kohësh. Unë e dija se këtë numër do ta arrija pasi nëse luan në vazhdimësi kjo do të vinte në mënyrë natyrale. Kjo ishte një ndeshje shumë e bukur nga të dy ekipet. Mendoj se ne e merituam fitoren, kishim më shumë raste, kishim më shumë kontrollin e topit”, ka thënë Ronaldo. “Një tjetër rekord tani? Rekordet vijnë në mënyrë natyrale. Unë jam i lumtur, pasi për mua ishte një pikë unike në karrierë, por gjëja më e rëndësishme është të mbështes ekipin. Pas Evropianit ishte e rëndësishme të linim një shenjë të mirë përballë publikon tonë”, u shpreh Ronaldo për faqen zyrtare të UEFA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora kishte veshur një fustan rozë të tejdukshëm, ku…