25-vjetori i policisë, Musliu poston një video të rrallë të Thaçit: Emri i tij i pandashëm me historinë e shtetit

06 shtator 2024 | 14:07

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka postuar një video të rrallë të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaëi.

Video, e cila është realizuar më 6 shtator të vitit 1999, tregon fjalimin e Hashim Thaçit në hapjen e Shkollës së Policisë në Vushtrri.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se emri i Hashim Thaçit është i pandashëm me historinë e shtetit të Kosovës.

“Emri i presidentit Thaçi i pandashëm me historinë e shtetit! Hashim Thaçi, më 6 shtator të vitit 1999, duke e hapur Shkollën e Policisë, ku 176 kandidatë filluan trajnimin si gjenerata e parë e pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një fotografi të…