Krasniqi uron policinë me një video të Thaçit

06 shtator 2024 | 14:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka shpërndarë një video të ish-presidentit, Hashim Thaçi e realizuar në vitin 1999.

Ai ka thënë se më 6 shtator të vitit 1999, Thaçi kishte inauguruar shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës, që pas pavarësisë së vendit është shndërruar në polici.

“Në qershor të vitit 1999, Hashim. I vetëdijshëm se pas lirisë, rruga për ngritjen e shtetit sapo kishte filluar, me 6 shtator të po atij viti, Hashim Thaçi, si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme, inauguroi shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës, që pas pavarësisë së vendit u shndërrua në Polici të Kosovës. Që nga ajo ditë, me dhjetëra-mijëra qytetarë të Kosovës kanë shërbyer në uniformën e vendit të tyre, duke garantuar sigurinë, paqen dhe stabilitetin në vend.  Prandaj, sot, në 25-njetorin e themelimit të policisë sonë, u shpreh mirënjohjen më të thellë grave dhe burrave që ndër vite kanë shërbyer me nder, përgjegjësi dhe krenari. Kosova, si një histori e bukur suksesi, përveç lidershipit të saj të duhur politik në momentet më të rëndësishme, është meritë edhe e policisë së mrekullueshme të vendit tonë. Urime të gjithë policëve tanë. Jemi me ju dhe krah jush në çdo hap”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka postuar një video të…