KOK-u me vendime të rëndësishme

06 shtator 2024 | 14:25

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut mbajti mbledhjen e 36-të të tij, në të cilën u diskutuan çështje të ndryshme të rendit të ditës. Bordi vlerësoi lart suksesin e arritur në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku u fituan dy medalje, e argjendta me Distria Krasniqin dhe e bronzta me Laura Fazliun, të dyja nga sporti i xhudos. E pranishme në mbledhje ishte edhe anëtarja e re e Bordit Ekzekutiv, Teuta Beselica, e cila në këtë pozitë zëvendëson Shqipe Bajçinca – Brestovci, e cila u nda nga jeta në muajin mars të këtij viti.

“U vendos të shpërblehen sportistët që arritën sukses në LO ‘Paris 2024’, si dhe sportistët pjesëmarrës. Shuma totale e mbështetjes është 33.500 euro, ndërsa medalistet olimpike u shpërblyen me nga 10 mijë euro. U miratua rishikimi i planifikimit buxhetor për vitin 2024. U diskutua për federatat jo aktive dhe të pa licencuara nga MKRS, e të cilat janë anëtare të KOK-ut. U diskutua për qarkoren e re të Kuvendeve të organizatave sportive të nxjerrë nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport. U diskutua për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. U paraqiten edhe aktivitetet e ardhshme deri në fund të vitit. U diskutua edhe për programin ‘Super Sportistët’. U miratua punësimi i Shkëlqim Haxhnikajt në Departamentin e Financave”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash është takuar të premten me…