Hoxhaj e quan të padijshme Qeverinë, Lajçakun ndërmjetës të papeshë që viziton Kosovën pa qëllim të qartë

06 shtator 2024 | 20:37

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka quajtur “të padijshme” Qeverinë Kurti.

Sipas tij, politikanët që po qeverinë i kanë përmbysur dhe i kanë degraduar marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Asnjëherë nuk e kam paramenduar që politikanët e padijshëm që qeverisin me Kosovën dhe ndërmjetës e emisarë të papeshë në Evropë e degradojnë dhe përmbysin marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në këtë masë, siç po ndodh tani! Të parët, e bënë këtë duke sajuar kriza brenda Kosovës dhe në raport me BE-në duke krijuar një normalitet që çdo krizë të ndiqet nga një tjetër dhe që të marrin më shumë mbështetje politike nga populli dhe vëmendje ndërkombëtare. Të dytët, këtë po e bëjnë duke vizituar Kosovën pa asnjë qëllim të qartë dhe propozim konkret, por duke hapur një çështje të re, e që çështja paraprake as që ka filluar të zgjidhet dhe ato të mëhershme as që kanë mbaruar!”.

Sipas tij, as Evropa nuk po merr më vendime sikurse Kosova.

“Kjo ndodhë sepse politikanët që qeverisin me Kosovën nuk marrin sot asnjë vendim – njëjtë sikurse ndërmjetësit dhe emisarët evropianë. Mjerisht, Evropa që merrte vendime, njëjtë si Kosova, i takon së kaluarës! Kjo është Evropa që s’merr më asnjë vendim, njëjtë si Kosova e 2024-ës!”.

Postimi i plotë i tij në Fb:

Asnjëherë nuk e kam paramenduar që politikanët e padijshëm që qeverisin me Kosovën dhe ndërmjetës e emisarë të papeshë në Evropë e degradojnë dhe përmbysin marrëdhëniet e Kosovës me BE-në në këtë masë, siç po ndodh tani!

Të parët, e bënë këtë duke sajuar kriza brenda Kosovës dhe në raport me BE-në duke krijuar një normalitet që çdo krizë të ndiqet nga një tjetër dhe që të marrin më shumë mbështetje politike nga populli dhe vëmendje ndërkombëtare. Të dytët, këtë po e bëjnë duke vizituar Kosovën pa asnjë qëllim të qartë dhe propozim konkret, por duke hapur një çështje të re, e që çështja paraprake as që ka filluar të zgjidhet dhe ato të mëhershme as që kanë mbaruar!

Kjo ndodhë sepse politikanët që qeverisin me Kosovën nuk marrin sot asnjë vendim – njejtë sikurse ndërmjetësit dhe emisarët evropianë. Mjerisht, Evropa që merrte vendime, njejtë si Kosova, i takon së kaluarës! Kjo është Evropa që s’merr më asnjë vendim, njejtë si Kosova e 2024-ës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme…