Lajçak nuk do të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër “pas zhvillime të paparashikuara”

07 shtator 2024 | 10:05

Përfaqësuesi i tashëm i posaçëm i BE-së në këtë dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, nuk do ta marrë detyrën e ambasadorit të BE-së në Zvicër, për shkak të “zhvillimeve të paparashikuara”, njoftoi delegacioni i bllokut në Bern.

Lajçak ishte emëruar ambasador i BE-së në Zvicër në fillim të këtij viti, ndërsa në korrik vendet anëtare të bllokut u pajtuan për t’ia zgjatur mandatin atij si dërguari i posaçëm për dialogun deri në janar të vitit 2025, shkruan Rel.

Por, të premten, delegacioni i BE-së në Zvicër njoftoi se ambasadorit të deritanishëm Petros Mavromichalis i është zgjatur mandati deri më 31 gusht 2025.

“Për shkak të zhvillimeve të paparashikuara, Mirosllav Lajçak nuk do ta marrë postin e ambasadorit në Bern. Mandati i ambasadorit të tanishëm Petros Mavromichalis është zgjatur deri më 31.08.2025”, shkroi delegacioni në X.

Në njoftim nuk u dhanë shpjegime se për çfarë zhvillimesh të “paparashikueshme” bëhej fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trjaneri i xhudos, Driton Kuka tha se futbollistët e Kombëtares…