Shkenda Dubova i jep fund beqarisë, do të martohet në Gjakovë

07 shtator 2024 | 12:07

Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Shkenda Dubova, do të kurorëzojë dashurinë e saj këtë muaj. Sipas burimeve të sigurta, Shkenda dhe partneri i saj, Mentori, do të martohen më 26 shtator të këtij viti.

Telegrafi ka arritur të sigurojë një fotografi të ftesës së dasmës, e cila zbulon detajet e ngjarjes së shumëpritur.

Partneri i këngëtares nga Gjilani, Mentori, është një sipërmarrës i cili jeton dhe punon në Zvicër. Familja e tij ka prejardhjen nga një fshat i Gjakovës.

Dasma pritet të jetë një ngjarje e madhe dhe emocionuese, duke mbledhur së bashku familjarët, miqtë dhe të afërmit e çiftit për të festuar këtë moment të veçantë në jetën e tyre.

Shkenda Dubova, e njohur për karrierën e saj të suksesshme në biznes, ka qenë e distancuar kohëve të fundit nga rrjetet sociale, duke preferuar të qëndrojë larg tyre. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa e bëjnë për para, të tjerët për atdheun. Ndërsa…