Dedaj: Mashtruesit shkelin mbi parime, kufoma dhe mbi interesin shtetëror

07 shtator 2024 | 17:06

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë ku morën pjesë Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani.

Dedaj thotë se “Kundërshtarët dhe shkatrrimtarët e vizionit dhe subjektit politik të ish Presidentit Ibrahim Rugova, zbulojnë shtatoren e Rugovës, për efekte elektorale”

“Mashtruesit shkelin mbi parime, kufoma dhe mbi interesin shtetëror, duke mos zgjedhur mjete për interesa personale, pushtet dhe për vota..” shkruan Dedaj.

Reagimi i plotë:

Ju bëfshin mirë “qershitë e…” Osmanit dhe Kurtit!

Kundërshtarët dhe shkatrrimtarët e vizionit dhe subjektit politik të ish Presidentit Ibrahim Rugova, zbulojnë shtatoren e Rugovës, për efekte elektorale, duke i ngrënë “qershitë e ….”

Mashtruesit shkelin mbi parime, kufoma dhe mbi interesin shtetëror, duke mos zgjedhur mjete për  interesa personale, pushtet dhe për vota…!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,…