Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit të LDK-së: Je një mjeran politik

07 shtator 2024 | 20:58

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i cili me rastin e vendosjes së shtatores së Presidentit historik Ibrahim Rugova në Podujevë, e quajti Bulliqin mashtrues.

Bulliqi, në reagimin e tij ka thënë se “është për të ardhur keq, por nuk është e papritur që një person si Ekrem Hyseni përpiqet ta përbaltë mua në një moment kaq të rëndësishëm.

“Në këtë moment ai dhe partia e tij duhet të ndjehen të turpëruar që për 20 vjet në pushtet nuk arritën ta nderojnë asnjëherë Presidentin Rugova, por e keqpërdorën gjithmonë figurën dhe personalitetin e tij për përfitime elektorale”, ka shkruar Bulliqi, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “Ekrem Hyseni si një mjeran politik që s’dinë nga të kapet nuk është në gjendje të kuptojë se respekti dhe nderimi për një figurë si Dr. Ibrahim Rugova shkon përtej interesave të ngushta personale”.

“Në përfundim, dua t’ju kujtoj të gjithëve se historia nuk shkruhet nga ata që ulërasin më shumë, por nga ata që punojnë për të mirën e përbashkët, si dhe që dinë t’i nderojnë figurat meritore në historinë e lavdishme të Kosovës”, ka shkruar Bulliqi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar sot pas zbulimit të shtatores së presidentit, Ibrahim Rugova në Podujevë.

Hyseni përmes një postimi në Facebook ka akuzuar kreun e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë në gjendje për të bërë një propozim për një shtatore të tillë, por e bëri sot për të përfituar edhe një herë në emër të Rugovës dhe të LDK-së.

Ai tutje ka thënë se presidentit Ibrahim Rugovës nuk i bën nder një tradhtar e mashtrues si Shpejtim Bulliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se…