“Rugova po përdoret për qëllime elektorale”, Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK-në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë

07 shtator 2024 | 21:12

Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se tani që është koha e zgjedhjeve, i duhet Kurtit të vjedh pak lavdi nga Rugova.

Sipas tij, Kurti dhe politika e tij nuk kanë asgjë të përbashkët me Rugovën.

Ai madje përmendi edhe presidenten Vjosa Osmani e Donika Gërvallën, duke thënë se guxuan të shanin LDK’në por nuk guxuat të kundërshtonit Kurtin në skandalet e tij.

“Ndërsa ju “guximtarët”, bashkë me “krye-guximtaren” që sot është presidente, ju që guxuat të shanit e të hidhni vrerë mbi LDK-në, nuk guxuat as me gjysmë fjale të kundërshtonit Kurtin në të gjitha skandalet e mësipërme.  Madje as kur ua shuajti partinë nuk guxuat të bëni zë”, shkroi Selmanaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërsië është duke luajtur ndeshjen e parë në…