Moti sot dhe në ditët në vijim

08 shtator 2024 | 08:12

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranësirat pritet të jenë të pakta, ndërsa temperatura parashihet të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat do të jenë mjaft të larta, deri në 35 apo 36 gradë Celsius në zonat më të nxehta të territoreve tona. Pasdite rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu.

Të hënën përkeqësim gradual i motit. Fillimisht do të ketë shtim të vranësirave, pastaj reshje lokale shiu. Në Shqipëri pasdite vonë dhe në mbrëmje rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, vende-vende shtrëngata të fuqishme shiu me rrebeshe mjaft intensive (vonë në mbrëmje). Gjatë natës intensifikim i reshjeve të shiut edhe në Kosovë e pastaj edhe në Maqedoninë Veriore. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme me ardhjen e vranësirave të dendura dhe shiut në mbrëmje dhe gjatë natës. Duhet theksuar se paradite-mesditë ende do të jetë nxehtë lokalisht.

Të Martën na pret mot i vranët e me reshje shiu si dhe me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Kemi shanse të mira që edhe në Kosovë të kemi reshje mjaft intensive shiu, nganjëherë edhe me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje të ndjeshme. Të mërkurën reshjet pushojnë dhe na pret mot me vranësira e intervale të gjata kohore me diell. Temperaturat shënojnë rritje të përkohshme. /MeteoBallkan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shenjë proteste për mbylljen e institucioneve paralele në Kosovë,…