Dy shtetas serbë arrestohen në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës

08 shtator 2024 | 09:10

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek, Leposaviq, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.

Rreth orës 22:45, njësiti policor ndaloi një automjet me targa të Serbisë, ku gjendeshin dy burra të cilët dyshohet se kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale nga territori i Serbisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar për hetime të mëtejshme në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka nis një…