Del fotoja e parë, Aro Muriq ishte mbrëmë në një lokal të natës

08 shtator 2024 | 15:36

Arianet Muriq është përjashtuar nga grumbullimi me Kosovësn, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Sipas raportimit të mediave, ai së bashku me Edon Zhegrovën dhe florent Muslija janë përjashtuar pë shkak se mbrëmë ishin kthyer në hotel në ora 2 të mesnatës.

Ndërsa Kanal10, ka publikuar foton e parë të Arianet Muriq, i cili shihet në diskotekë, në shoqërinë e femrave.

FFK-ja ka njoftuar se për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë nisur sot për në…