Gjeneral Brahimaj kujton rënien e heroit Driton Zeneli: Përgatiti shumë luftëtarë të rinj për betejat e lirisë

08 shtator 2024 | 16:59

Sot, është përvejtori i 26-të i rënies së heroit të kombit, Driton Zeneli. Bashkëluftëtari i tij, Gjeneral Lahi Brahimaj, e ka kujtuar me pietet të lartë komandant “Fatonin”. Brahimaj ka thënë se “Fatoni” si një profesionit ushtarak ka përgatitur luftëtarët e rinj për betejat e lirisë.

“Sot, në 26-vjetorin e rënies së tij heroike, përkujtojmë Heroin Kombëtar Driton Mujë Zeneli, i njohur si Komandant Fatoni. Ky ushtarak profesionist, që përgatiti luftëtarët e rinj për betejat e lirisë, ra në krye të detyrës në Jabllanicë. Bashkë me të, kujtojmë edhe Xhevdet Hotin, që ra heroikisht në pozicionet e luftës.”, ka shkruar Brahimaj.

Postimi i plotë:

Kujtesa e një kombi formohet nga sakrificat e bijve të tij më të guximshëm. Ata që flijuan jetën për lirinë tonë, mbesin pishtarë të përjetshëm në zemrat tona.

Sot, në 26-vjetorin e rënies së tij heroike, përkujtojmë Heroin Kombëtar Driton Mujë Zeneli, i njohur si Komandant Fatoni. Ky ushtarak profesionist, që përgatiti luftëtarët e rinj për betejat e lirisë, ra në krye të detyrës në Jabllanicë. Bashkë me të, kujtojmë edhe Xhevdet Hotin, që ra heroikisht në pozicionet e luftës.

Çdo hap drejt lirisë sonë është shtruar me gjakun e heronjve. Lavdia e tyre është e përjetshme, ashtu si është edhe detyra jonë për të ruajtur dhe nderuar kujtimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e diel) Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) befasoi…