I rrahën dy persona, katër të dyshuar përfundojnë në paraburgim

08 shtator 2024 | 17:20

Një përleshje mes gjashtë personave ka ndodhur në orët e para të së dieles në Zonën Industriale, në afërsi të diskotekave.

Dyshohet se katër persona i rrahën dy të tjerë.

Nuk dihet ende se cila ishte arsyeja e këtij konflikti, por gjykata mori sot masa ndaj katër të dyshuarve.

Themelorja në Prishtinë ua caktoj masën e paraburgimit.

Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja Mirlinda Gashi.

Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se personat që angazhohen…