FC Kosova Düsseldorf shënon fitoren e radhës

08 shtator 2024 | 18:54

FC Kosova Düsseldorf ka arritur të marrë pikët e plota nga ndeshja kundër FC Remscheid. Klubi shqiptar ka arritur ta mposht kundërshtarin FC Remscheid me rezulat 3:2 duke arkëtuar 3 pikë të plota. Nga katër ndeshje sa ka luajtuar Kosova Düsseldorf, ka arritur të merr 3 fitore dhe një barazim duke tubuar në total 10 pikë.

Klubi Futbollistik ka lëshuar një njoftim në llogarinë e vet ku ka falënderuar lojtarët, simpatizantët por edhe mbështetësit.

Njoftimi i plotë:

Klubi ynë vazhdon me rezultate pozitive në Landesliga pas 7 pikëve në 3 ndeshjet e fundit, në këtë ndeshje shton edhe 3 pikë në arkivin e tyre duke arritur në kuotën e 10 pikëve nga 4 ndeshje të zhvilluara.

Me një ndeshje mjaft të bukur për sy dhe gjithashtu të luftuar deri në momentin e fundit nga djelmoshat tane dalim me pikë të plota kundër një skuadre mjaft kualitative siq është FC Remscheid

Golat për skuadren tonë i shënuar Max Stellmach (16’) Fatlum Ahmeti nga pika e bardhë (19’) dhe Bujar Idrizi (64’)

Faleminderit për përkrahjen tuaj e shihemi ndeshjen e radhës ku jemi si musafir i TuRU Düsseldorf me fillim nga ora 15:30

E juaja FC Kosova Düsseldorf 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti Shkëlzen Maliqi thotë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti…