Limaj pas vdekjes së Hajdin Berishës: I ka pasur të gjitha virtytet, trimërinë, bujarinë, dhe guximin

08 shtator 2024 | 20:38

Qytetarët i dhanë të dielën lamtumirën Hajdin Berishës, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, dega në Malishevë, i cili ndërroi jetë papritur një ditë më parë.

Në një mbledhje komemorative ku morën pjesë qindra qytetarë, u nderua puna dhe kontributi i Berishës që nga rinia si pjesëtar i lëvizjes për liri, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe më pas përfshirja e tij në institucione të ndryshme pas luftës.

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka shkruar edhe në profilin e tij ku ka vlerësuar lartë kontributin e Berishës në të gjitha periudhat.

“Hajdin Berisha, i ka pasur të gjitha virtytet, trimërinë, bujarinë, dhe guximin, do ta kujtojm përher me mall të gjithë në bashkëpunëtorë dhe bashkëveprimatët e qështjes kombëtare”, shkroi ndër të tjera Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të ulur në një tavolinë, diku në Kosovë, kryeministri Albin…