Për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE, Osmani ia hedh fajin qeverisë Kurti

09 shtator 2024 | 08:32

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me moskoordinimin për letrën që Qeveria ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për ta njoftuar rreth hapave për hartimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në maj të këtij viti.

Në një intervistë në “Kallxo Përnime”, Osmani fajin për ketë moskoordinim e ka hedhur te qeveria.

“Krejt nuk ka qenë e pakoordinume. Pjesa ma e rëndësishme, pikërisht aty ku u kompliku puna, aty ka mungu koordinimi. Dhe për fat të keq po i shohim pasojat. Ju e dini kush e prishi dasmën sepse jemi deklaru për atë punë publikisht. Tash duhet me u rishiku qysh me i bashkë forcat” – tha ajo.

Në pyetjen se a ka prishur punë kryeministri Albin Kurti apo ministrja Donika Gërvalla, presidentja Osmani u përgjigj duke thënë “Qeveria e Republikës së Kosovës”.

Osmani tha se ajo nuk është pajtuar kur Qeveria e ka ofruar Asociacionin.

“Më së shumti e kanë prishur ata që kërkojshin që Asociacioni me u bë parakusht për një organizatë të të drejtave të njeriut që as nuk e ka standard Asociacionin. Unë nuk jam pajtu kur Qeveria e ka ofru Asociacionin. Ka qenë gabim. Në atë fazë kur nuk ka mujtë as me të kry punë. Dihet kush e ka ofru Asociacionin pesë minuta në 12:00. Nuk e kam ofru unë. Qeveria e Kosovës. Letra u dërgu ne emër të Qeverisë”- u shpreh ajo.

Osmani tha se ka qenë në Kosovë kur ka ndodhur kjo ngjarje, por askush nuk e ka thirrur.

“Unë kam qenë në Kosovë kur ka ndodhur kjo punë. Askush nuk ka provu me thirr, as me njoftu. Pastaj janë mburrë me atë qasje që s’e kanë konsultu presidenten e Republikës së Kosovës, se si individë nuk me mbetet hatri”– tha Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy anëtarë të NATO-s kanë thënë se dronët rusë shkelën…