Ulet numri i nxënësve në Elbasan, mbyllen disa shkolla në fshatra

09 shtator 2024 | 08:57

Edhe në Qarkun e Elbasanit viti i ri shkollor do të nisë sot me uljen e numrit të nxënësve në çdo shkollë. Ndërkohë edhe sivjet do të ketë mbyllje të shkollave në disa fshatra të thellë malorë të këtij qarku, pjesë e të cilit janë bashkitë Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Peqin, Cerrik e Belsh. Në bashkinë e Elbasanit, sipas Vesa Liço, drejtore e Zyrës Vendore Arsimore, këtë vit shkollor do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës 1 028 nxënës, ndërsa në klasë të 10 janë regjistruar 856 gjimnazistë. Sipas znj. Liço, në total rezulton se ka rënie të numrit të nxënësve rreth 2.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Në Elbasan ka 64 shkolla nga të cilat 57 publike nga të cilat 31 në zonat rurale me 15.333 nxënës në total .Tendencë rënie rezulton në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Sipas statistikave rënia e numrit të nxënësve varion nga 2.5%-5 %.Lajm i mirë në kētē fillim viti shkollor është se do të hapin dyert dy shkolla të reja me kushte moderne në Bashkinë e Elbasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Ledia Dushku Marrëdhëniet e regjimeve totalitare me intelektualin, janë…