Sulmohet seksualisht një grua në Skenderaj, intervistohen dy persona

09 shtator 2024 | 08:59

Një sulm seksual ka ndodhur të shtunën në Skenderaj. Rasti është paraqitur të dielën në polici, ku janë intervistuar dy të dyshuar edhe viktima femër.

“Pas raportimit të rastit të lartcekur, lidhur me rastin janë intervistuar dy persona në cilësi të dëshmitarëve si dhe viktima femër kosovare, e cila po ashtu ka pranuar tretman mjekësor”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shkodër këtë vit të ri shkollor janë rreth 400…