Fshati Shillovë në Gjilan po bëhet me park

09 shtator 2024 | 11:48

Investimet nuk kanë të ndalur në fshatrat e Komunës së Gjilanit.

Në fshatin Shillovë kanë nisur punimet për ndërtimin e parkut (Xhepat e gjelbër).

I pari i komunës ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen aty.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se po punohet me intensitet të lartë në parkun e fshatit Shillovë. “Xhepat e gjelbër ishin premtimi ynë dhe po e përmbushim atë”, ka theksuar Hyseni, duke treguar se punimet pritet të përfundojnë brenda muajit shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar punimet në rinovimin e objektit të vjetër të…