Ismajli në formacionin e javës në Ligën e Kombeve

09 shtator 2024 | 11:48

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardjan Ismajli zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Ukrainës, duke shënuar një gol, por ishte i pakalueshëm në mbrojtje duke evituar të paktën një gol të sigurt.

Lojtari më i mirë i ndeshjes me qartësi dhe saktësi në çdo minutë të luajtur duke i dhënë siguri trajnerit në mbrojtje dhe mbështetje e forcë edhe në fazë sulmuese. Kompania e statistikave në futboll “Sofascore” e ka vlerësuar Ismajlin për këtë paraqitje duke i dhënë një vend në formacionin më të mirë të ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve. Nota për të 8.3 në një rreshtim ku ka emra të mëdhenj si Kevin De Bruyne apo edhe gjeorgjiani Kvaratskhelia. Musiala apo edhe Declan Rice. Ardian Ismajli u la jashtë formacionit të kombëtares në Kampionatin Evropian, por ai tregoi të shtunën se e meriton të jetë pjesë e formacionit.

Formacioni: Johansson, Volkov, Ismajli, Rubeziq, Rice, Wirtz, De Bryune, Musiala, Kvaratskhelia, Gyokeres, Isak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Investimet nuk kanë të ndalur në fshatrat e Komunës së…