Policia e rajonit të Prishtinës për një javë sekuestroi 11 armë zjarri dhe 99 armë të ftohta

09 shtator 2024 | 12:02

Nga zyrtarët policorë të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 161 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe 99 armë të ftohta (thika).

Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor, në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4 723 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-negociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar intervistën e presidentes…