Tahiri: PDK-ja do të angazhohet që Kosova të ketë qeverisje të re në krye me Bedri Hamzën

09 shtator 2024 | 12:59

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se si parti politike do të angazhohen që Kosova të ketë qeveri të re në krye me Bedri Hamzën.

Ai pas mbledhjes së kryesisë, ka thënë se prioritet i tyre do të jetë edhe puna me komisione hetimore, raporton “EO”.

“Komplet angazhimi ynë do të shkoj që vendit t’i jepet një qeveri e re. Në këto kohë me përplasje me miqtë tanë që jemi, me bllokimin e vendit si këto tri vite e gjysmë është bërë shumë pak në mënyrë që të ecim si vendet e rajonit. Çka nuk është bërë për tri vite e gjysmë nuk mund të kërkojmë që të bëhet për këta muaj. Errësira goxha e ka kapluar këtë vend. Vetëm një qeveri e re dhe një kryeministër i ri siç është Bedri Hamza i jep drejtim të ri vendit”, ka thënë Tahiri, duke bërë me dije se të enjten do të mbahet seanca e parë për këtë sesion vjeshtor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se…