Gashi thotë se qeveria Kurti është më e dobëta në historinë e Kosovës

09 shtator 2024 | 13:18

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje (LV) konsiderohet si qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Gashi ka thënë se nën udhëheqjen e LV-së janë katër vjet të dështuara.

“Kjo legjislaturë me këtë qeverisje mund të konsiderohet si qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës. Është karakterizuar me shkelje të vazhdueshme dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e qeverisë… Për keqardhje katër vjet nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, janë katër vite të dështuara”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit…