FC Ballkani prezanton trajnerin Artim Pollozhani

09 shtator 2024 | 13:21

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, FC Ballkani e ka prezantuar trajnerin e ri, Artim Pollozhani. Ky i fundit edhe në të kaluarën ishte pjesë e skuadrës nga Suhareka, duke qenë ndihmëstrajner i Ilir Dajës.

“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani! Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkanit. Përvoja dhe njohuritë e tua  për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimeve tona. Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm  në këtë rrugëtim të ri. Na Priftë e mbara Pollo”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka thënë…