Maresca: Jam shumë i lumtur që e kemi Sanchon

09 shtator 2024 | 13:50

Chelsea befasoi të gjithë kur në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës transferoi sulmuesin anësorë Jadon Sancho.

Në fakt Sancho është bashkuar me londinezët si huazim nga Manchester United, por që Chelsea e ka blerjen e obligueshme në fund të sezonit. Trajneri Enzo Maresca shpjegoi saktësisht se si Sancho do të përmirësojë skuadrën e tij.

“Jam shumë i lumtur që kam Sanchon në Chelsea, ai është këtu sepse ne e pëlqejmë atë lloj lojtari që mund të ndihmojë skuadrën sidomos në lojën një kundër një që është i jashtëzakonshëm. Ai është çelësi, veçanërisht kundër një blloku të ulët, ne kemi nevojë për të. Vërtet jam shumë i lumtur që e kam në skuadër”, ka thënë Maresca. Sancho ende nuk ka debutuar me Chelsean, derisa një gjë të tillë pritet ta bëjë në fundjavë në sfidën ndaj Bournemouth.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zoran Vuletiq, kryetar i Forumiit Demokratik Qytetar, ka thënë se…