Pensionohet arsimtari i edukatës fizike, Agim Kallaba (foto)

09 shtator 2024 | 15:22

Në ambientet e sallës së fizkulturës në Shkollën Fillore të Mesme dhe të Ulët (ShFMU) “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës, pas një pune 23-vjeçare është organizuar ceremonia e pensionimit të arsimtarit të edukatë fizike, Agim Kallaba.

Përpos familjarëve të pranishëm në ceremoninë pensionimit kanë marrë pjesë edhe kolegët e Kallabës.

Në emër të DKA-së, ka folur drejtori Afrim Dërvishi, ndërsa në emër të ShFMU – drejtoresha Belgizare Kryeziu.

Çaste evokimesh të bashkëpunimit kanë evokuar edhe kolegët Florim Kryeziu, Bajram Kallaba dhe Muzafer Kallaba. Në emër të familjes, të pranishmit i ka falënderuar vajza e Agimit, Matjane Kallaba-Dërmaku.

Në shenjë respekti dhe falënderimi familja Kallaba ka shtruar një drekë, pas së cilës ka pasur edhe një program muzikor.

May be an image of 8 people and drinkMay be an image of 9 peopleMay be an image of 5 people, television, drink and textMay be an image of 7 peopleMay be an image of 7 peopleMay be an image of 6 people, child and textMay be an image of 6 people and table

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga ardhja në pushtet, qeveria Kurti 2 jo që…