Ronaldo: Dua të jem në Kupën e Botës

09 shtator 2024 | 16:02

Cristiano Ronaldo ka folur pas ndeshjes me Skocinë të cilët portugezët e fituan me përmbysje, 2-1. Ishte pikërisht Ronaldo që arriti të shënoj golin e fitores dy minuta pa përfunduar takimi.

Ndërkohë, Cristiano ka deklaruar se kurdo që do e sheh veten se nuk është i rëndësishëm do të largohet nga kombëtarja.

“Kur të ndiej se nuk jam lojtar më i rëndësishëm, do të jem i pari që do të largohem nga skuadra pa asnjë problem”.

Ai tha se është ende i motivuar dhe ka synim të jetë pjesë e Kupës së Botës. “Jam ende i motivuar. Ambicia ime është shumë e lartë, dua të jem në Kupën e Botës dhe në Euro”, ka deklaruar Ronaldo. Ronaldo mbrëmë realizoi golin e 901-të në karrierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka ftuar për intervistim të gjithë kandidatët…