Shqipëria shihet si favorite, por statistikat flasin ndryshe

09 shtator 2024 | 16:30

Gjatë hedhjes së shortit për Ligën e Kombeve, Gjeorgjia dukej rivali më i lehtë i mundshëm për Shqipërinë, por Evropiani dhe sfida e parë në këtë edicion vërteton të kundërtën, Gjeorgjia jo vetëm që nuk është rivali më i lehtë në Grupin B1, por Kvara me shokë shihen si favoritë në një kohë kur “çmontuan” Republikën Çeke me “poker” golash.

Gjeorgjia nuk ka qenë kurrë një rival komod për Shqipërinë, këtë e vërtetojnë edhe statistikat pasi në 15 përballje kemi fituar vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim.

Sigurisht histori tani është ndryshe pasi Shqipëria ka ndryshuar totalisht me Sylvinhon në stol, një ekip me një potencial të jashtëzakonshëm. Në ambientin kuqezi të gjithë besojnë në një sukses përballë Gjeorgjisë, në fakt edhe kompanitë e basteve besojnë te Shqipëria pasi një fitore e mundshme e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 2,30, ndërsa një fitore e mundshme e Gjeorgjisë vlerësohet me 3,10. Pas xhiros së parë të dy ekipet kryesojnë me pikë të plota, për këtë arsye kjo shihet si një ndeshje mes dy ekipeve favorite për të fituar këtë grup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet të mërkurën, 11 shtator,…